Shtëpia koreane e modës Maison Nica ka shenjuar suksesin e radhës, me një album pasarele të quajtur “Gaia Planet”, një koncept i jashtëzakonshëm, i cili kombinon modën me muzikën.

Ky album është një pasqyrim i spektaklit gjigant në Javën e Modës në Seul, me në qendër biznesmenin dhe modelin shqiptar Elton Ilirjani dhe emra të shquar të modës vendase.

Në kopertinën e albumit është vendosur pikërisht Ilirjani duke performuar në sfilatën e fundit të Maison Nica.

Rikujtojmë se Elton Ilirjani është modeli i parë pa gjini, i cili parakaloi në pasarelën e Seoul Fashion Week. I njohur për stilin e tij të guximshëm dhe personalitetin karizmatik, ai triumfoi në këtë event, duke sfiluar kështu për plot 4 sfilata gjatë javës së modës.

“Muza e Maison Nica dhe njëkohësisht miku i saj është personazhi kryesor i albumit. Eltoni është ikonë“, tha Monica, stiliste e Maison Nica.

“Jam i lumtur që muzika e këtij spektakli ikonik mund të dëgjohet nga të gjithë në një album”, shprehet Eltoni.

Albumi muzikor “Gaia Planet” gjendet në platformen Spotify që nga data 10 prill 2023.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA