Modelja dënon rregullin që kërkon ‘test psikologjik’ për të kryer operacione plastike (fotot)

20/04/2023 20:54

Ish-aktorja australiane e kthyer në modele rrjeti Jessika Power nuk humbet rastin në komentet e sja për të kritikuar rregullat e reja të kryerjes së kirurgjisë plastike në Australi, që e kanë bërë pak më të vështirë arritjen te operacioni.

Prej vitit që shkoi njerëzit që duan të operohen te kirurgu plastik duhet të marrin një vlerësim nga doktori i tyre.

Mes disa kërkesave te shtuara pacientet gjithashtu duhet të kenë kohë të mjaftueshme prej dhënies së pranimit deri në kryerjen e procedurës.

Por në disa raste ata duhet të marrin dhe miratim të posaçëm psikologjik para se të bëjnë ndërhyrjet.

Por Power dënonte rregullat e reja me më shumë burokraci teksa sipas saj “do të ngarkonin sistemin shëndetësor” në Australi.

“Nuk mund të vendosësh për dikë tjetër sesi duan ta ndryshojnë apo përmirësojnë veten”, tha 30-vjeçarja në një intervistë në radio.

“Në këtë mënyrë psikologët do të mbushen me kërkesa nga të rinjtë e të rejat, që do të mbingarkojë sistemin shëndetësor, secili të vendosë vetë”.

Mitchell u pyet më pas nëse promovonte në rrjetet e saj ‘standarde joreale bukurie’ duke u mburrur para fansave.

Ajo u përgjigj se përdor rrjetet sociale për të mbajtur në dijeni fansat për jetën e saj të përditshme.

“Shpresoj që ajo që unë them në platformat e mia të jetë ruajtja e standardeve reale të bukurisë. Unë edhe me operacionet që bëj përsëri dukem vetvetja. Nuk po përpiqem të arrij një pamje tjetër”.

Deputetja australiane Anne Tonkin tha per çështjen se ndryshimet e legjislacionit vijnë si rezultat i hetimeve të bordit mjekësor.

“Ne kërkojmë që këto procedura të kryhen në vende të licencuara dhe duam të bëjmë të qartë që doktorët duhet të japin informacionin për pacientin, me qëllim kujdesin e posaçëm para e pas procedurës”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/3
Ish-aktorja australiane e kthyer në modele rrjeti Jessika Power nuk humbet rastin në komentet e saj për të kritikuar rregullat e reja të kryerjes së kirurgjisë plastike në Australi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA