Ish-menaxheri: Kim Kardashian më shkatërroi financiarisht, jetoj në makinë (fotot)

20/04/2023 21:48

Ish-partneri i biznesit të yllit botëror të ‘reality TV’ dhe rrjeteve sociale Kim Kardashian ka dalë së fundmi në një protestë ‘solo’ kundër saj duke pretenduar se është ‘i shkatërruar financiarisht’ dhe se jeton në makinën e tij prej manipulimit të marrëveshjeve.

Ish-partneri i biznesit thotë se është bashkë-krijues i aplikacionit të njohur me simbole ‘emoji’ me tematikë Kardashian, Kimoji.

43 vjeçari David Liebensohn, që punonte në setin e programit ku Kardashian u bë e famshme ‘Keeping Up With the Kardashians’ thotë se aplikacioni arrinte të gjeneronte $1 milionë çdo minutë.

Ai ka publikuar disa video ku dëshmon për manipulimin e bërë nga gruaja e famshme e rrjetit.

Aplikacioni u bë aq i preferuar sa ish-bashkëshorti i saj Kanye West, e ka përmendur dhe në muzikën e tij të albumit ‘The Life of Pablo’.

Në këngën e tij ‘Facts’, West këndon në lirika: “Kimoji duhet të mbyllësh shitjet! Po na jep një milionë në minutë, po fitojmë një milionë në minutë!”

Liebensohn tashmë flet hapur për gjendjen e tij të mjerë financiare, dhe rregullisht poston fakte për gabimet e marrëveshjes së tij me Kardashian, dhe duke thënë se “refuzon të heshtë më gjatë”.

Në shumë nga videot e tij në Instagram e TikTok, burri shihet duke ecur në trotuar me pankartën ku shkruhet: “Kim Kardashian më shkatërroi jetën.com.”

Gjërat për Liebensohn nisën të shkonin keq kur paditi Kardashian për $300 milionë në vitin  2019, duke pretenduar se i vodhi idenë e tij për aplikacionin Kimoji dhe e përvetësoi atë.

Duke folur për të përditshmen britanike Daily Mail, ai thotë se nuk ka fituar asnjë cent nga puna e tij.

Ndërsa përfaqësuesit e Kardashian thonë se ai kishte nënshkruar me vetëdije për të hequr dorë nga të drejtat duke i dhënë pronësinë e ‘Kimoji’ grupit Skims.

Një përfaqësues i Kardashian thotë se pretendimet e burrit janë refuzuar nga gjykatësi i Los Angeles në vitin 2020.

Por kjo nuk duket se e ndalon atë të flasë me zhurmë për skandalin e tashmë katër viteve.

“Nëse nesër më përplas një autobus, të paktën dua që njerëzit të dinë të vërtetën për Kardashian”, thotë ai.

Sipas Liebensohn, avokatët e Kardashian e detyruan të tërhiqte padinë duke mbetur pa asnjë para.

“Ai humbi shtëpinë dhe biznesin e tij $2 milionë, si dhe familjen, dhe tani jeton në makinën e tij Toyota Prius 2011 për të kursyer qiranë, ndërsa bën dush në një palestër”, shkruajne mediat.

Për retorikat e tij të famshme anti-Kim, Liebensohn shpjegon: “Mendoj se njerëzit duan të dinë për këtë histori, nuk kam ç’të humbas nëse e tregoj. Unë po jetoj në makinë. Gruaja dhe fëmijët më bëjnë mua fajtor, sepse asokohe e adhuronin familjen  si dhe Kim me motrat e saj, por kjo na shkatërroi.”

FOTO GALERI
1/6
Ish-partneri i biznesit të yllit të ‘reality TV’ pretendon se është 'i shkatërruar financiarisht’ dhe se jeton në makinën e tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA