“Nuk më intereson çfarë ju mësojnë në shkollë, Kleopatra ishte zezake”.
Një nga të intervistuarat e filmit të ri dokumentar të Netflix kushtuar mbretëreshës legjendare të Egjipit, Kleopatra, tregon qartë frymën që përshkon produksionin e ri të Netflix-it. Për këtë arsye, edhe zgjedhja e aktores që interpreton figurën e rëndësishme historike, nuk qe aspak rastësore. Adele James është afro-amerikane.
Jada Pinkett Smith, producente ekzekutive dhe narratore e dokumentarit citohet të ketë thënë se: Ne nuk shohim e nuk dëgjojmë shpesh histori për mbretëresha me ngjyrë, ndaj e gjitha kjo ishte e rëndësishme për mua dhe vajzën time, si dhe për të gjithë komunitetin tonë.
Por fakti që histori të tilla ka në dispozicion, siç e pohon vetë ylli hollivudian, a e përligj vjedhjen e tyre nga të tjerët? Ky është thelbi i indinjatës që ka shpërthyer pas publikimit të trailerit. Rrjetet sociale u përmbytën nga komentet e njerëzve të thjeshtë por edhe ekspertëve, të cilët i mëshojnë me forcë idesë që Kleopatra nuk ishte afrikane, ndërsa në Egjipt, avokati Mahmoud al-Semary ka vendosur të ngrejë padi me argumentin se ky film “kërkon të fshijë historinë e vendit të tij”.
Al Semary pretension gjithshtu se seriali përfshin materiale dhe përmbajtje vizuale që shkelin ligjet mediatike të Egjiptit dhe e akuzoi Netflix-in se po përpiqej të “promovonte një mendim afrocentrik i cili përfshin slogane dhe shkrime që synojnë shtrembërimin dhe fshirjen e identitetit egjiptian”.
“Është një pretendim krejtësisht i rremë e absurd”, deklaron dhe egjioptologu i famshëm Zahi Hawass, ish minister i antikitetit. “Kleopatra ishte me prejardhje greke, cka do të thotë se kishte lëkurë të celët, e jo të zezë”, shton ai. Kleopatra lindi në qytetin egjiptian të Aleksandrisë në vitin 69 para Krishtit dhe u bë mbretëresha e fundit e një dinastie greqishtfolëse të themeluar nga gjenerali i famshëm i Aleksandrit të Madh, Ptolemeu.
Top Channel