Humb jetën taksisti në Tiranë, dyshimet e para
20/04/2023 17:28
Një taksist ka humbur jetën pasditen e sotme në Tiranë.
Policia ka bërë me dije se 61-vjeçari me inicialet A.Z, ha humbur ndjenjat duke drejtuar mjetin ndërsa teksa po transportohej në spital ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel