Gjykata vendos një muaj paraburgim për kryeshefin e Korporatës Energjitike të Kosovës

20/04/2023 17:21

Gjykata Themelore në Prishtinë ka informuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Sipas gjykatës, Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin N.K e ka aprovuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi është arrestuar dje./KosovaPress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA