25/12 16:02
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Elvis Pupa, banori që u eliminua këtë të martë nga “Big Brother Vip Albania”.
Ai foli për eksperiencën në shtëpinë e Vëllait të Madh, duke kujtuar një nga batutat e Luizit kur Visi gatoi tasqebap.
“Unë desh kapa finalen me një tasqebap. Sa e provoi, Luizi tha: Iu thaftë dora kush e nominon Visin”, kujtoi ai me humor.
Elvisi tregoi rezerva për Kristin duke e konsideruar si të lëkundur dhe jo shumë të sinqertë në raport me Kejsin.
Sa i takon planeve jashtë “BBV”, artisti tregoi se ka në plan të lançojë këngë të reja dhe një prej tyre mund të jetë bashkëpunim nga “treshja e sherbetave” siç e quajti ai grupin Vis-Lorenc-Luiz.
Top Channel