Oborri i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë ishte kthyer këtë të enjte në një “Pekin të vogël”.

Në ditën e gjuhës kineze aty u organizuan një sërë aktivitetesh, ku u bë më e dukshme përballja mes dy kulturave. Efekt

Edhe pse të paktë në numër, të rinjtë kinezë që kanë përfituar bursa studimi në Shqipëri të befasojnë me saktësinë e rrjedhshmërinë që flasin gjuhën shqipe, të cilën e kanë mësuar brenda dy viteve. Ardhja e tyre në vendin tonë shoqërohet me “pagëzimin” me një emër të ri, për shkak të vështirësisë së shqiptimit të emrave të ngjizur në gjuhën kineze.

Por krah kinezëve të Shqipërisë, me të njëjtin interes takojmë të rinj shqiptarë që besojnë se mësimi i kinezçes do ju vlejë për të ardhmen në tregun e punës.

Veç mbështetjes me bursa të studentëve, që prej marsit, shqiptarët mund të udhëtojnë për tre muaj drejt Kinës pa vizë, në bazë të marrëveshjes mes dy shteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA