Kursi i këmbimit me euron ka hyrë në një trajektore të re. Që nga fillimi i vitit të kaluar euro vetëm është zhvlerësuar ndaj lekut.
Nëse më përpara një euro këmbehej mesatarisht me 122 lekë, në periudhën e marsit një euro këmbehet me 112 lekë, duke arritur minimumin më të ulët historik. Zhvlerësimi i euros nuk është ndalur edhe pse Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun vendas për të blerë rezervë valutore.
Euroizimi duket se po prek të gjitha hallkat e ekonomisë, pasi edhe kreditë dhe depozitat në sistemin bankar në masën më të madhe janë në monedhën europiane.
Por, a mund të jetë zhvlerësimi i fortë i euros një zhvillim normal i tregut?
“Si mund të jetë një zhvillim normal i tregut kur një monedhë ka fituar terren me 10- 15 % në një periudhë kaq të shkurtër. Nuk ka pasur ndodhi kaq të mëdha makroekonomike për ta interpretuar ose justifikuar këtë ndryshim. Duam apo s’duam duhet ta dërgojmë vëmendjen në tërësinë informale për të shpjeguar këtë fenomen”.
Sipas ekspertëve ulja e euros ka efekte të ndryshme në ekonomi
“Duket sikur borxhi publik ulet, por në afatmesëm dhe afatgjatë, kryesisht për aktorët ekonomik të parat që preken janë import- eksportet ka një import negativ sidomos për kategorinë e fasonëve apo operatorëve të tregut që operojnë me jashtë dhe kanë kurse fikse të përcaktuara më përpara.”
Por, si pritet të vazhdojë kursi i euros në pjesën e mbetur të vitit?
“Nëse nuk arriti as fushata elektorale për shkak të investimeve publike te jetë një mundësi për të frenuar rritjen, mendoj se në sezonin turistik edhe më tej do të ketë një rënie të mëtejshme dhe pse jo të shkojë dhe në vlerën 110 kundrejt lekut”.
Institucionet publike në vend në 2017-ën nisën një politikë deeuroizimi, por beteja duket e humbur për të ndalur revanshin e monedhës europiane në ekonominë tonë.
Top Channel