Shqipëri-Angli si miqësore luksi, publikohen formacionet zyrtare. Sylvinho rotacion për të mos rrezikuar play off-in, Broja e nis nga stoli
Nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin nesër, fitues do të shpallej Bardh Spahia me 53 për qind të votave.
Sipas sondazhit të “Angi Ricerche” dhe Top Channel, shkodranët duan kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kryetarin aktual të bashkisë.
Ndërkohë, sipas sondazhit të realizuar në bashkinë e Shkodrës, kandidati socialist Benet Beci, merr 47 për qind të votave nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin nesër.
Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Shkodrës është zhvilluar nga data 14 deri në 18 prill 2023. Gjithsej, janë intervistuar 811 zgjedhës, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.
Në garë për bashkinë e Shkodrës është Benet Beci i Partisë Socialiste përballë Bardh Spahisë, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Top Channel