Një avokate në Arabinë Saudite ka kërkuar sot largimin nga vendi të yllit të futbollit Cristiano Ronaldo pasi ai dukej se bënte gjeste ofenduese ndaj tifozëve gjatë ndeshjes së të martës ku skuadra e tij Al-Nassr u mund 2-0 nga rivalët e Al-Hilal.
Një video e publikuar në rrjetet sociale duket se tregon futbollistin e famshëm 38-vjeçar që kap organet private teksa është duke dalë nga fusha, teksa tifozët e provokojnë duke thirrur emrin e rivalit Lionel Messi.
Avokatja Nouf bin Ahmed e cila reagoi ndaj incidentit, tha se kërkon që Ronaldo të dënohet për veprimet e tij.
🔴🔴🔴 .. إن لم يصدر قرار عاجل يبعد هذا المتغطرس ويحمي ابناءنا من هذه القذارة فعلى الدنيا .. السلام ..!!
#الهلال_النصر pic.twitter.com/PZVrkP1wnk
— خالد بن عبدالله (@khalidalsahli6) April 18, 2023
“Gjeste të tilla konsiderohen ofenduese dhe mund të çojnë në arrestim, ose për të huajt në largim nga vendi”, shkruante Ahmed në rrjetet sociale teksa zotohej të ankohej në prokurorinë saudite.
Ronaldo ka tërhequr dhe më parë kritika nga gazetarët në Arabinë Saudite, ku dhe Ozman Abu Bakr ka sugjeruar se skuadra e Al-Nassr duhet të ndërpresë kontratën $200 milionëshe pas gjesteve të pasjellshme ndaj spektatorëve.
Por e përditshmja sportive spanjolle Marca, shkruante se Al-Nassr do të mbrojë Ronaldo pasi gjesti i tij erdhi pasi kishte marrë një goditje gjatë lojës në pjesën e organeve gjenitale.
Al-Nassr gjendet në vendin e dytë në ligën saudite, tre pikë larg rivalëve të Al-Ittihad dhe me një ndeshje të luajtur më shumë. Ndërsa Al-Shabab është tre pikë poshtë tyre me një ndeshje të luajtur më pak.
Ronaldo ishte i zemëruar kur doli nga fusha pasi tifozët rivalë e provokuan duke brohoritur ‘Messi! Messi! Messi!’ që ishte një ngacmim i qëllimshëm ndaj CR7.
15 minuta para fundit të ndeshjes kur skuadra e tij humbiste 2-0, Ronaldo gjeti rrugën e rrjetës por goli i tij i anulua për ‘offside’.
Përfaqësuesit e Ronaldos nuk kanë komentuar për incidentin.
Top Channel