E ftuar në “Wake Up” ka qenë aktivistja Edlira Çepani e cila ka folur për ekspozimin e fëmijëve në rrjetet sociale.
Sipas saj një fëmijë nuk mund të ketë një rrjet social pa mbushur moshën 14-15 vjeç sepse është e rrezikshme. Sipas saj rrjetet sociale të hapin disa dyer që nuk janë të kontrollueshme nga prindërit dhe mund të ketë abuzime të fotove të tyre në rrjete të rrezikshme siç është pornografia etj. Madje ajo i sugjeron prindërve të mos vendosin lokacionin nëpër fotot e fëmijëve sepse mund të gjurmohen.
“Fëmijët e vegjël që të kenë rrjete sociale nuk më duket një gjë e mirë, sepse rrjetet sociale janë një portë, ashtu siç është dhe interneti, janë një portë e cila na hap shumë dyer të rëndësishme përsa i përket informacionit, ndërsa nga ana tjetër na hap dyer që nuk janë të kontrollueshme nga prindërit dhe kemi patur shumë raste edhe të përdorimit të fotove të fëmijëve në rrjetet pornografike, në rrjete të rrezikshme. Nga ana tjetër kemi patur raste kur prindërit kanë shpërndarë lokacione të fëmijëve, pra një foto nga mbrapa në të cilën duket se në cilën shkollë është, një foto aty ku ka shtëpinë, të gjitha këto informacione nuk është mirë të ndahen në rrjetet sociale, as për fëmijët dhe as për të rriturit”, është shprehur Edlira Çepani.
Top Channel