Nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Arbian Mazniku e sheh më se të mundshme thyerjen e Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit.

I ftuar në “Top Story”, Mazniku mori si shembull Kavajën, ku nga një bastion i së djathtës u kthye në një fushëbetejë për partitë politike pas thyerjes së PD në 2011-ën. Sipas socialistit, një strategji e fokusuar ka potencialin të sjell ndryshimin edhe në Shkodër.

“Shkodra ka pasur një problem për mendimin tim. Demokratët e kanë quajtur gjithmonë si të vetën dhe kanë menduar që s’javlen të investosh. PD ka pas dhe bashkinë dhe Shkodrën 8 vjet dhe nuk bëri ndonjë gjë të madhe me idenë se “hajde mo se tonat janë, le të investojmë diku tjetër””- tha Mazniku.

Pjesë nga debati:

Mazniku: Thyerjet janë shumë të vështira. Madje edhe në SHBA kur bëhen zgjedhjet kemi shtete blu edhe të kuqe, ku shtetet blu janë sistematike dhe njerëzit e dinë që nuk ka nevojë të bësh fare fushatë atje sepse do të fitojnë demokratët, apo nga ana tjetër zona të kuqe ku fitojnë gjithmon republikanët.

E njëjta gjë ndodh në Angli, apo Itali ku e majta apo e djathta fiton.

Duma: Po pra, është ajo që me batutë thonë “s’duam ujë as drita, vetëm ju të jeni mirë”.

Mazniku: Kjo është statuquo-ja, ky është sistemi. Por nuk janë të rralla rastet kur këto sisteme janë thyer dhe pasi janë thyer kanë treguar edhe vijueshmëri. Mua më pëlqen të tregoj shpesh historinë e Kavajës.

Kavaja ishte një zonë që deri para 12-13 vjetësh raporti midis PD dhe PS ishte 4 me 1. Po ashtu, në atë kohë Kavaja ishte zona me numrin më të ulët të pjesëmarrësve në zgjedhje, ku demokratët dilnin të organizuar, ndërsa socialistët nuk bënin fare fushatë sepse e dinin si do të ishte rezultati i zgjedhjeve. Pra ishte krijuar një cikël që votonin gjithnjë e më pak njerëz por në grupe gjithnjë e më shumë solide. Pasi ndodhi një ndryshim pas thyerjes së 2011-ës, nga ai moment e tutje Kavaja u kthye në një fushëbetejë mes të majtës dhe të djathtës.

Pra nuk është e djathtë në raportin 75 me 25, por një zonë marxhinalisht e djathtë në raportin 54/46. Arsyeja pse tregojë Kavajën është sepse unë mendoj se një trend i ngjashëm ndërmjet një strategjie të fokusuar ka potencialin të ndodhë edhe në Shkodër. Çka do të ishte e dobishme edhe për Shkodrën.

Shkodra ka pasur një problem për mendimin tim. Demokratët e kanë quajtur gjithmonë si të vetën dhe kanë menduar që s’javlen të investosh. PD ka pas dhe bashkinë dhe Shkodrën 8 vjet dhe nuk bëri ndonjë gjë të madhe me idenë se “hajde mo se tonat janë, le të investojmë diku tjetër”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA