Drejtori i një shkollë 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri ka rënë në prangat e policisë  në Shkodër, pasi lëshonte dëftesa false kundrejt shumës 3 mijë e 200 euro.

Në pranga ra 54-vjeçari Gjovalin Kodra, aktualisht drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri. Po ashtu u arrestua edhe bashkëpunëtori i drejtorit, Gjin Fusha 66 vjeç, pasi u kap në tentativë për të shitur dëftesa false.

Ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të falsifikuar dëftesa, duke përdorur vulën e falsifikuar të shkollës së mesme në fshatin Breg Lumi, dhe për të pajisur me këto deftesa, persona të ndryshëm, kundrejt përfitimeve monetare.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan nga policia 26 dokumente shkollore të paplotësuara, por të pajisura me vulën e shkollës së mesme, vula e shkollës 9-vjeçare, 5 USB, 1 celular, si dhe shumat e parave 640 euro dhe 16 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA