Gjykata Kundër Krimit të Organizuar vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm me akuzën e vrasjes Ardjan Çapjan, i akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.
Ndaj tij janë dhënë edhe disa dënime të tjera për krime por që mblidhen në një të vetëm. Me të njëjtin dënim, përjetësisht pas hekurave shkon edhe Florenc Çapja. Gjykata dënoi me burg përjetë edhe shtetasin Jorgo Leku ose Olsi Leku me të njëjtën akuzë dhe si pjesë e bandës.
Ervis Bardhi si bashkëpunëtor i drejtësisë është dënuar me vetëm 15 vite burgim, ndërsa me 25 vite burgim është dënuar Klajdi Dokli dhe Etjen Cani. Të gjithë këta janë pjesë e një bande të njohur në Elbasan dhe akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezir Beqiri.
Vendimi i GJKKO:
Deklarimin fajtor të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ardjan Çopja (alias Çapja) dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Ardjan Çopja (alias Çapja) do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të pandehurit Florenc Çapia (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Florenc Çapia (alias Çapja), dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Florenc Çapia (alias Çapja), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të pandehurit Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhedënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou) dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou) do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të pandehurit Ervis Bardhi, për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe të nenit 37/a pika 4 të Kodit të Procedurës Penale dhe dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Bardhi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Bardhi, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhedënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ervis Bardhi, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervis Bardhi do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të pandehurit Klajdi Dokoli, për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Dokoli, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Klajdi Dokoli, dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Klajdi Dokoli do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të pandehurit Etjen Cani (alias Çani), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Etjen Cani (alias Çani), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Etjen Cani (alias Çani), dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Etjen Cani (alias Çani), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Lidhur me provat materiale, sipas Urdhër (Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit) të lëshuar në datë 17.06.2021, nga prokurori Behar Dibra, si dhe sipas akteve që ndodhen në fashikullin e gjykimit, në respektim të nenit 36 të Kodit Penal dhe 190 të K.Pr.Penale, disponohet si më poshtë:
Top Channel