Tensionet Izrael-Palestinë! Rrugët kthehen në fushëbeteja, shkatërrime në çdo vend

19/04/2023 17:30

Situatat e tensionuara mes Izraelit dhe Palestinës kanë shkatërruar qytetet, të cilat janë kthyer në fushëbeteja.

Në rrugët e Bregut Perëndimor është kthyer në normalitet lëvizja me armë zjarri dhe trazirat. Përplasja më e fundit ndodhi në kampin e refugjate në Jenin një ditë më parë, aty ky tetë persona mbetën të plagosur.

Makinat u bënë shoshë nga breshëria e plumbave, ndërsa në çdo cep ishte prania e gëzhojave dhe xhamave të thyer.

Forcat izraelite qëlluan me breshëri gjatë bastisjes, që shton akoma më shumë rastet e dhunës në rritje në në Izrael dhe Bregun Perëndimor. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit fillimisht raportuan se trupat po vepronin në kampin e refugjatëve, por nuk dhanë asnjë detaj më tepër.

Deri më tani në pranga janë vënë dy vëllezër palestinezë, Ahmed dhe Muhamed Jaradat, të cilët iu janë kundërpërgjigjur forcave të Izraelit me po të njëjtën mënyrë.

Tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve kanë qenë të larta prej kohësh me ushtrinë izraelite, që kryen bastisje çdo natë në Bregun Perëndimor në mes të një serie sulmesh me pasojë jetë njerëzish.

Sulmet palestineze në Izrael dhe Bregun Perëndimor kanë lënë 19 të vdekur që nga fillimi i vitit dhe disa të tjerë janë lënduar rëndë. Në total të paktën 92 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i vitit, shumica e tyre gjatë kryerjes së sulmeve ose gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë.

Top Channel