Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë.

Raportohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve.

Siç shihet edhe nga pamjet makina si pasojë e zjarrit u shkrumbua totalisht. Pasi flakët u përhapën me shpejtësi, fatmirësisht shoferi arriti të dilte jashtë në kohë dhe nuk pësoi dëmtime.

Ngjarja ndodhi orët e para të paradites së kësaj të mërkure në dalje të tunelit, ndërsa shkak paraprakisht dyshohet se u bë një defekt teknik në makinë.

Një ditë më parë edhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit një automjet u dogj pjesërisht si pasojë e një  shkëndije elektrike.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tiranë – Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë dhe është djegur, gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. F. Si pasojë e zjarrit janë shaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të këtij rasti.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA