Ekzekutimi i biznesmenit Ardjan Nikulajt në nisje të fushatës elektorake ka tronditur qytezën e vogël të Shëngjinit.
Por a kemi të bëjmë me gjakmarrje apo ngjarje politike?
Gjatë një diskutimi në “Top Story”, gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se problemi në vendin tonë është se kemi një marrëdhënie simbiotike të politikës me krimin. Sipas Hoxhës, është e kuptueshme tentativa e krimit për t’u “infiltruar” në radhët e politikës, por politika pse e lejon diçka të tillë?
Të pyetur rreth profillit të viktimës, gazetari investigativ Artan Hoxha deklaron se Nikulaj ishte i 15-ti në listën e “të fortëve” të Lezhës.
Pjesë nga debati:
Duma: Si e lexon hakmarrje/ gjakmarrje apo ngjarje politike?
Anila Hoxha: Në kohën kur Ardian Nikulaj u fut në politik kishte një detyrim, të nënshkronte ligjin e dekriminalizimit. Dhe çfarë bëri? Në ato kutizat pranoj që kishte kryer dy dënime, me burg dhe gjobë.
Problemi këtu është se kemi një marrëdhënie simbiotike të politikës me krimin. Krimi këtë ka, do të shkoj në politikë. Mirëpo, problemi qëndron te politika. Pse e lejon? Pse politika merr njerëzit me të shkuar të errët në radhët e saj?
Duma: Në listën e “të fortëve”, të sajtin mund ta rendisësh Nikulajn?
Anila Hoxha: Është e vështirë…
Artan Hoxha: Ardian Kulaj ishte në 15 në listën e “të fortëve” të Lezhës.
Top Channel