21/12 18:48
Zelimkan Abakarov shpallet nënkampion Europe në peshën 61 kilogram.
Ai triumfoi ndaj gjermanit Stechele me rezultatin e thellë 11-0, ukrainasit Markovych 6-2 dhe gjeorgjianit Phartenadze (4-4) dhe u mund në finale nga armeni Harutyunian 5-2.
Kjo është medalja e katërt për Shqipërinë për të. Ai ka marrë medalje të artë në Lojërat Mesdhetare në Oran dhe në Kampionatin Botëror të Zagrebit dhe medalje të argjendtë në Lojërat e Solidaritetit Olimpik në Konia dhe në Europianin e Zagrebit.
Ky është një sukses për të gjithë mundjen shqiptare!
Top Channel