“Je mashtruese, s’ta fal”/ Debati i fortë mes Kiarës dhe Efit: Jam e zhgënjyer nga ti

19/04/2023 11:47

Një debat i ashpër ndodhi mbrëmjen e kaluar mes Efit dhe Kiarës. Efi i tha Kiarës se ajo është mashtruese,  pasi i kishte thënë asaj që është sqaruar dhe i ka parë të gjitha.

Kjo e fundit u shpreh se është shumë e zhgënjyer nga Efi dhe i kërkoi asaj që inatin që ka me Luizin, të mos ia shfryjë më asaj. Kiara tha se Efi e hodhi atë poshtë vetëm me një debat që ndodhi mes tyre. Ajo shtoi se Efit nuk i ka bërë asgjë dhe se ajo po luan viktimën.

Efi u shpreh se ashtu siç e ka bërë ajo dhe Luizi të ndihen ashtu do ia kthejë edhe ajo. Luizi i cili po i ndiqte nga pak metra distancë, tha se kjo situatë krijohet për shkak të afrimit të finales.

Kiara: Luizit vazhdon i flet, se ke interes t’i flasësh.

Efi: Ti je mashtruese.

Kiara: Unë jam mashtruese, t’i çfarë je?

Efi: Çfarë bëra unë?

Kiara: Ti je gjithmonë ajo e drejta?

Efi: Për çfarë të gënjeva unë ty?

Kiara: Për çfarë të gënjeva unë ty? Unë ja  shumë e zhgënjyer nga ti, këtu e tregon që nuk të është bërë asnjëherë vonë për mua.

Efi: Të fala një herë, nuk të fal herën e dytë unë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA