Numri më i ulët i aksidenteve në vendin tonë për muajin mars ka ndodhur të shtunave, pikërisht natën e mbajtjes së prime-it të Big Brother VIP.
Kurse numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e premte, sipas Institutit të Statistikave.
Gjatë të shtunave dhe të martave ka një frekuentim më të ulët të lokaleve dhe një qarkullim më të lehtësuar të automjeteve.
Shtëpia e “Big Brother VIP”, është më e ndjekura dhe më e komentuara në jetën e përditshme, ndërsa suksesi televiziv ka kaluar kufijtë e një spektakli.
Insituti i Statistikave gjithashtu jep detaje se në muajin mars të këtij viti ka një ulje të aksidenteve në vend në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.
Në Mars 2023 numërohen 91 aksidente rrugore nga 101 të ndodhura në muajin Mars 2022. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 9,9 %.
Numri i të aksidentuarve, të vrarë dhe të plagosur rezulton 118 persona nga 145 në muajin Mars 2022. Aksidentet rrugore, në 80,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 30,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 6,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Mars 41,8 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 17:00-24:00.
Statistikat tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2023, numërohen 263 aksidente rrugore nga 285 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,7 %. Numri i të aksidentuarve është 360 persona nga 392 persona të aksidentuar në tremujorin e parë të vitit 2022. Aksidentet rrugore, në 19,4 % të rasteve, në tremujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur me 41,7 %.
Top Channel