19/11 23:37
Futbollistët e Milanit nuk kanë përjetuar aspak një natë të qetë mbrëmjen e të hënës në Napoli.
Rreth 200 tifozë vendas kanë shkuar poshtë hotelit në Lungomaren e qytetit, ku kanë hedhur fishekzjarre dhe kanë kënduar kore fyese ndaj Paolo Maldinit dhe Theo hernandez.
Natyrisht qëllimi i tifozëve ishte që të mos i linin kuqezinjtë të flinin mirë dhe mbi të gjitha të shtonin presionin te ata, një natë para sfidës vendimtare, që do të vendosë edhe skuadrën që do të kualifikohet në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Tifozët napolitanë kanë qëndruar aty për rreth një orë, duke “zgjuar nga gjumi” kuqezinjtë, ndërsa më pas është dashur ndërhyrja e policisë për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre.
Top Channel