Kurti për liberalizimin e vizave: Është meritë e të gjithë popullit të Kosovës

18/04/2023 15:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar sot qytetarët për miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave.

Kurti shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se kjo është meritë e të gjithëve. Ai falënderuar eurodeputetët, Parlamentin Evropian dhe shtetet e Bashkimit Evropian për votën, vendimin dhe mbështetjen.

Liberalizimi i vizave ndodhi sot. Nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen. Kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë. Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Miratimi është bërë pa votim, pasi nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA