Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se eksportet e vendit arritën 42 miliardë lekë, një ulje me 11.7% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Edhe importet në vlerën 81 mld lekë u ulën me 3.7%, ndërsa deficiti tregtar vijon të zgjerohet.

Eksporti i mallrave jashtë Shqipërisë është ndikuar nga rënia e grupeve kryesore. Kështu vendi po dërgon më pak materiale ndërtimi dhe metale jashtë vendit  një rënie me 8.6% në krahasim me një vit më parë.

Edhe mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike është eksportuar më pak me rënie 4.8%, ndikuar kryesisht nga konjuktura e çmimeve. Të dhënat tregojnë se volumi i eksportit të këtyre mallrave është rritur, por çmimi më i ulët me të cilin ato po shiten në tregun ndërkombëtar ka sjellë ndikim negativ në financat e kompanive.

Tekstilet dhe këpucët që ishin lokomotiva kryesore e produkteve “Made in Albania” vitin e kaluar u zgjeruan me vetëm 0.2% në mars, praktikisht në stanjacion.

Produktet bujqësore si dhe grupi i makinerive, pajisjeve dhe pjesët e këmbimit kanë arritur të ruajnë trendin pozitiv.

Edhe gjeografia e vendeve të eksportit ka ndryshuar, pasi në mars dërguam më shumë produkte drejt Spanjës, Greqisë dhe Kosovës, ndërsa ka ulje me partnerët tradicionalë si Italia dhe Gjermania.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA