Gjysma e elbasanllinjve kanë besim te Gledian Llatja si kryetari aktual i bashkisë së Elbasanit.

Sipas sondazhit të “Angi Ricerche” dhe Top Channel, prezantuar sonte në “Top Story” për bashkinë e Elbasanit, 14.8 për qind e qytetarëve kanë besim te kryebashkiaku i qytetit të tyre, ndërsa 36.7 për qind kanë mjaftueshëm besim te Llatja.

Ndërkohë, 33.8 për qind e të anketuarve kanë pak besim dhe 14.7 për qind e tyre nuk kanë aspak besim te kryebashkiaku socialist.

Të pyetur se si e gjykojnë punën e kryetarit aktual të bashkisë, 52.7 për qind e zgjedhësve thonë se janë të kënaqur. 17.1 për qind e tyre e konsiderojnë shumë negative punën e Llatjas.

Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Elbasanit është zhvilluar nga data 20 mars deri në 10 prill 2023. Gjithsej, janë intervistuar 819 zgjedhës, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind. Bashkia Elbasan ka rreth 169 mijë votues, të cilët do të zgjedhin në 14 maj kryebashkiakun e tyre për katër vitet e ardhshme. Në garë është Gledian Llarja i Partisë Socialiste përballë Luçiano Boçit, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA