Sondazhi Angi Richerce-Top Channel/ Si po lëvizin gjërat në Bashkinë e Elbasanit, 44.8 % mendojnë në drejtimin e duhur

17/04/2023 21:53

“Top Story” gjatë puntatës prezantoi sondazhin para zgjedhjeve të 14 majit për qytetin e Elbasanit, i cili është kryer nga Top Channel në bashkëpunim me “Angi Richerce”.

Banorët e qytetit të Elbasanit janë pyetur se si po lëvizin gjërat në qytetin ku ata jetojnë.

44.8 % e tyre mendojnë se në drejtimin e duhur po lëvizin gjërat në Bashkinë e Elbasanit, statistikë e cila pasohet nga drejtimi i gabuar me 38.4 %.

Më pas për opsionin e fundit e cila është 16.8 %, mendojnë se asnjëra prej opsioneve vlen për vendin e tyre.

Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Elbasanit është zhvilluar nga data 20 mars deri në 10 prill 2023. Gjithsej, janë intervistuar 819 zgjedhës, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.

Bashkia Elbasan ka rreth 169 mijë votues, të cilët do të zgjedhin në 14 maj kryebashkiakun e tyre për katër vitet e ardhshme. Në garë është Gledian Llarja i Partisë Socialiste përballë Luçiano Boçit, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA