Masakër në një shkollë në Kanada, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur. Autori dyshohet se është vetëvrarë
Kriza ekonomike dhe inflacioni janë problemet kryesore në vendin tonë, sipas qytetarëve elbasanllinj.
Në sondazhin e “Angi Ricerche” dhe Top Channel, prezantuar sonte në “Top Story”, rezulton se 42.8 për qind e votuesve në Elbasan mendojnë se ekonomia është çështja që i shqetëson më shumë.
Ndërkohë, 37.9 për qind e tyre përmendin emigracionin si problem në Shqipëri. 32 për qind e qytetarëve thonë se problemi kryesor është papunësia apo mungesa e punës. Varfëria thonë 26.8 për qind e të anketuarve, pagat e ulëta thonë 21.2 për qind, ndërsa pagat e ulëta janë problemi kryesor i 19.4 për qind e elbasanasve.
Pjesa tjetër e të anketuarve, rendisin infrastrukturën, kriminalitetin, korrupsionin, luftën Ukrainë-Rusi, krizën politike, qeverisen e keqe dhe turizmin si probleme që ka Shqipëria.
Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Elbasanit është zhvilluar nga data 20 mars deri në 10 prill 2023. Gjithsej, janë intervistuar 819 zgjedhës, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind. Bashkia Elbasan ka rreth 169 mijë votues, të cilët do të zgjedhin në 14 maj kryebashkiakun e tyre për katër vitet e ardhshme.
Top Channel