Mane drejt largimit, Bayern nuk e bën dramë dhe i rikthehet “fiksimit” të vjetër

17/04/2023 10:45

Situata e Sadio Mane te Bayern Munich ka ndikuar shumë edhe te e ardhmja e skuadrës, kjo pasi mediet gjermane raportojnë se sulmuesi mund të largohet gjatë verës.

Një situatë e tillë sjell përsëri në vëmendje Harry Kane, me anglezin i cili është rikthyer në “radarin” e bavarezëve.

Sulmuesi i Tottenham është zgjedhja e parë e drejtuesve nëse situata e Mane nuk zgjidhet ndryshe dhe tani vera pritet me shumë interes dhe Bayern do të “peshkojë” sërish në Premier League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA