Koncepti për Elbasanin përplas “kokë më kokë” Nokën dhe Kushin! Nga punësimi te “formula 1”: Mos mi thuaj mua këto “do të”

17/04/2023 22:31

Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi janë përplasur ashpër sa i përket projektit zhvillimor të të majtëve për Elbasanin.

Të ftuar në “Top Story”, ku po flitet për sondazhin e kryer nga Top Channel në bashkëpunim me “Angi Richerce” për cilësinë e jetesës në Elbasan, Noka me nota ironie është shprehur se PS-ja mbyllën punë me punësimin, zhvillimin, rritjen e rrogave, pensioneve dhe standartit të jetesës dhe tani u mbeti Formula 1 pa sjellë në Elbasan.

Ndërsa demokrati vë në dukje malin e plehrave, për ministren Formula 1 është një projekt me potencial, që do të sjell zhvillim për Elbasanin.

“Formula 1 duhet parë si një mundësi për zhvillim sepse do të sjell turizëm, do sjell visitor”- tha ministrja, komente këto që nuk i kanë pëlqyer Nokës, i cili shtoi se këto gradualisht dhe “do të” duhet t’i thotë ai jo PS që ka 10 vite në pushtet.

Pjesë nga debati:

Noka: Unë kam parë qytetin. Nuk kam shkuar tek zona e 5 vilave, 10 vilave atje, po flas për qytetin.

Kushi: Që ne kemi ambicie më të mëdha kjo është e vërtetë.

Noka: Të ardhurat janë përtokë në atë qytet. Është një qytet që jeton mes mjerimit.

Kushi: A ishit për Ditën e Verës në Elbasan.

Noka: Isha…

Kushi: A e patë? A e patë çfarë zhvillimi.

Noka: Unë e kuptoj konceptin tuaj ministre. Ju kështu i konceptoni njerëzit, si skllevërit dikur… Bëjmë një festë, uuu të festojnë dhe të hanë. Bëjmë një ndeshje gladiatorësh, sepse ju e keni kënaq Elbasanin. Punësimi po, zhvillimi po, rritja e rrogave, pensioneve, ekonomia dhe standarti i lartë i jetesës dhe tani një formula 1 i duhet Elbasanit. Plehrat naaa sa një mal….

Kushi: Formula 1 duhet parë si një mundësi për zhvillim sepse do të sjell turizëm, do sjell vizitor. Do ndërtohen hotele, do ndërtohen resorante.

Noka: Ku do ndërtohen?! Pasi ke bërë 10 vjet pushtet ti më vjen edhe më thua mua do të?! “Do të…” them unë që do të vij në pushtet, por jo ti. Sepse ti ke 10 vjet këtu.

Kushi: Ju paragjykoni këtë projektin që sjell potencial.

Noka: Çfarë iu keni sjellë këto 10 vjetë qytetarëve. A u ke rrit rrogat mësuesve, jo. A u ke rrit pensionet, jo.

Kushi: Po patjetër që iu është rritur rroga mësuesve. Mësuesve do t’iu shkojë rroga mbi 1 milion lekë. Janë rritur gradualisht, i rritëm 32% mandatin e kaluar. 40% do të shkojnë tani. Çdo vit do t’i rrisim.

Noka: Jo jo, këto gradualisht dhe “do të” shko e thuaja se flini gjumë. Në realitet me “do të…” duhet të flas unë, sepse unë po kërkoj të vij në pushtet. Ti e ke 10 vjet aty, e ke mbaruar pushtetin… Çfarë ke bërë mor çfarë ke bërë?!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA