Një kërcimtare akrobatike në festivalin Coachella në Kaliforni shokoi spektatorët në fundjave kur ra nga 6-7 metra lartësi disa minuta pasi kishte nisur performancën e saj, para se të merrej me urgjencë nga mjekët në vendngjarje.
Kërcimtarja që rrinte e varur në ajër po bënte lëvizjet e saj gjatë uljes së perdes teksa një DJ luante muzikë, kur humbi kapjen e saj dhe ra në tokën para skenës.
Një video e incidentit e regjistruar nga spektatorët tregon kërcimtaren që bie mes dy seteve altoparlantësh. Turma nxiton ta ndihmojë por ajo nuk lëviz në momentet e para pas rënies.
Disa momente më vonë një grup mjekësh shfaqen dhe e marrin atë.
Aktualisht gjendja e të resë nuk duhet por mediat kanë kontaktuar ne organizatorët e festivalit Coachella për të dhëna mbi mirëqenien e saj.
Rrjeti TMZ duke raportuar mbi incidentin tha se gruaja kishte shfaqur shenja zgjimi me mjekët në vendngjarje.
Incidenti ndodhi në fundjavë në koncertin në Kalifornia, ku merrnin pjesë grupe si Blink 182, Calvin Harris, Gorillaz, Rosalia, Burna Boy, Kali Uchis, e Blondie.
Top Channel