Qytetarët e Elbasanit mendojnë se janë një sërë gjërash në të cilat duhet të investohet në qytet, në mënyrë që të funksionojë siç duhet.
Sektori i parë i cili shihet më problematik tek qytetarët e Elbasanit është punësimi. Papunësia në qytet duket të jetë në nivele të larta ndaj edhe qytetarët e shohin si një fushë në të cilën duhet investuar.
Infrastruktura publike është problemi i dytë më shqetësues për qytetarët në Elbasan, të cilët mendojnë se dhe të investohet në rrugë, ndriçim dhe trotuare. Mungesa e vendeve të punës është një tjetër problem shqetësues që lidhjet drejtpërdrejtë edhe me problemin e papunësisë në Elbasan.
Më pas, qytetarët e Elbasanit kanë renditur si probleme shqetësuese shërbimet shëndetësore, kriminalitetin, ndihma për grupet më të dobëta, pastërtia e qytetit, hapësira publike e disponueshme dhe taksimi i lartë.
Gjërat e tjera parësore në të cilat duhet të investojë bashkia, sipas qytetarëve të Elbasanit janë: administrata publike, kanalizimet dhe sistemi hidrik, infrastruktura arsimore dhe menaxhimi i mbetjeve, trafiku dhe ndotja, përmbytje nga reshjet, transporti urban, ndërtimet pa leje dhe kultura.
Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Elbasanit është zhvilluar nga data 20 mars deri në 10 prill 2023. Gjithsej, janë intervistuar 819 zgjedhës, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind. Bashkia Elbasan ka rreth 169 mijë votues, të cilët do të zgjedhin në 14 maj kryebashkiakun e tyre për katër vitet e ardhshme. Në garë është Gledian Llarja i Partisë Socialiste përballë Luçiano Boçit, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Top Channel