“Top Story” prezantoi puntatën e sotme sondazhin e parë para zgjedhjeve të 14 majit për qytetin e Elbasanit, sondazh i kryer nga Top Channel në bashkëpunim me “Angi Richerce”.
Qytetarët janë pyetur për arritjet kryesore të kryeministrit Edi Rama gjatë mandatit, ku sipas statistikave pjesa më e madhe renditjen në venin e parë e mban rrugët dhe infrastruktura.
28.7 % e qytetarëve të Elbasanit mendojnë se në Shqipëri arritjet e kryeministrit janë në infrastrukturë dhe rrugë. Përpjekjet për integrimin në BE ka marrë 24.1 % vota, ndërsa rruga e Arbrit dhe përmirësimi turizmit janë të dyja me 20.1 %.
Më pas renditja pasohet me Politikën e Jashtme me 19.8 %, rindërtimi 18.7 %, përmirësimi i qytetit me 17.6 % ndihma ekonomike për personat në nevojë dhe pensionistët me 16.9 %.
Renditja e sondazhit vijon me 14.2 % për menaxhimin e pandemisë, 11.8 % zhvillimi i vendit për mirë dhe në fund qëndron rritja e pranisë së grave në institucione me 10.7 %.
Kampioni aktiv i qartë është 819 intervista. Janë përdorur mënyra të ndryshme pyetjesh përmes telefonatave dhe webit ndërsa marzhi i gabimit është 2.2%. Intervistat janë kryer deri ditën e djeshme.
Këtu paraqitet vijimi i sondazhit për të njëjtën pyetje:
Top Channel