19/12 15:52
Top Channel në bashkëpunim me kompaninë e kërkimeve dhe sondazheve “Angi Richerce” prezantojnë në emisionin “Top Story” sondazhin e parë parazgjedhor për Bashkinë e Elbasanit.
Nga mbi 800 të intervistuar të pyetur nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur, 46.3% e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht.
45.9% e elbasanllinjëve mbi moshën 18 -vjeç të anketuar mendojnë se vendi ynë është duke lëvizur në drejtimin e gabuar, sakaq 7.8% e të intervistuarve mendojnë “asnjëra”.
Vlen të theksohet se, kampioni aktiv i qartë për këtë sondazhin e kryer deri ditën e djeshme është 819 intervista. Janë përdorur mënyra të ndryshme pyetjesh përmes telefonatave dhe ëebit, ndërsa marzhi i gabimit është 2.2%.
Top Channel