Katër persona janë arrestuar në Maliq, pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Në operacionin policor të koduar “Midnight 8”, ranë në pranga A. P., 27 vjeç; E. S., 22 vjeçe; U. K., 27 vjeç; A. S., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin kundrejt pagesës, emigrantë të paligjshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Maliq-Gramsh”, pranë vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, bënë të mundur lokalizimin e tre automjeteve, tip “Volkswagen”, “Audi Q7” dhe “Audi A8”, me të cilët po qarkullonin shtetasit e lartpërmendur.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provave të siguruara, ka rezultuar se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të transportonin kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të BE-së, 5 emigrantë të paligjshëm.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 4 aparate celulare, shuma monetare të valutave të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel