Komentet e bëra në rrjetin social “TikTok” ku regjistron më shumë se 70 mijë ndjekës i hapën problem me ligjin reperit Clevio Serbiano, i cili në “live” fton shpesh mediat të kapin lajmin, por këtë fundjavë u bë vetë lajm. 

37-vjeçari Kleviol Ahmetaj që njihet me emrin e artit Clevio Serbiano u vu në pranga mbrëmjen e së shtunës kur sapo ishte kthyer nga Italia, pasi Policia e Durrësit e kishte shpallur në kërkim për përndjekje.

Tre ditë më parë në komisariatin e Durrësit kishte bërë kallëzim për përndjekje Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, pasi në rrjetin social “TikTok” Clevio e kërcënonte dhe ofendonte dhe kjo i shkaktonte gjendje ankthi dhe frike.

Pas kallëzimit, policia e Durrësit e shpalli në kërkim dhe urdhëroi njoftimin e tij në kufi ku u vu në pranga sapo u kthye nga Italia. Dy reperët kanë pasur edhe përplasje të tjera virtuale dhe fizike me njëri tjetrin.

Një ditë më parë, në Durrës u shpall në kërkim edhe miku i Clevio Serbianos, Klajdi Mancalku, i cili plagosi me kallashnikov 2 persona pasi i komentuan në “TikTok” se nuk dinte të bënte muzikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA