Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi/ Të shtëna me armë në SHBA, të paktën katër viktima dhe disa të plagosur

16/04/2023 16:18

Të paktën katër persona humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në shtetin amerikan të Alabamas.

Sulmi ndodhi në një studio vallëzimi në qytetin e vogël të Dadeville, ndërsa mbetën të plagosur 16 të tjerë. Viktimat dhe të plagosuriti ishin krysisht adoleshentë që po festonin një ditëlindje.

Dëshmitarët thanë se shumë prej të rinjëve të plagosur kishin marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe u transportuan me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Annette Allen tha se nipi i saj Phil Dowdell, një maturant që do të diplomohej brenda disa javësh, ishte mes viktimave. Ai ishte duke festuar ditëlindjen e 16-të të motrës së tij Alexis, kur breshëritë e plumbave i I morën jetën

“Ai ishte një fëmijë shumë, shumë i përulur. Asnjëherë nuk u ngatërrua me askënd. Gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij,” tha Allen për Montgomery Advertiser, duke shtuar se edhe nëna e e tij po ashtu u plagos.

Ende nuk dihet shkaku I ngjarjes së rëndë ndërsa autoritetet njoftuan se ka nisur një hetim I përbashkët mes policisë dhe FBI-së. Ndërkohë nuk dhanë një shpjegim nëse është identifikuar autori apo jo.

Për sulmin reaguan dhe zyrtarët e lartë të shtetit të Alabamës, të cilët theksuan se krimi I dhunshëm nuk duhet të tolerohet.

Përpjekjet për të forcuar kontrollin e armëve të zjarrit në seantin amerikan kanë hasur prej vitesh kundër kundërshtimit të republikanëve.

Ndërkohë të shtunën si pasojë e të shtënave në një park të mbushur me njerëz në Louisville, të Kentuckyt, humbën jetën dy persona dhe u plagosën katër të tjerë.

Top Channel