Gara shpejtësie me “Benz” në Mullet/ Policia ndërhyn në kohë, shoqërohen në Komisariat 11 shoferët

16/04/2023 16:21

11 shoferë janë shoqëruar në Komisariat pasi organizuan gara shpejtësie në Mullet.

Drejtuesit e “Benz-ave”, bënë thirrje në rrjete sociale për organizimin e garave, por Policia Rrugore e Tiranës ndërhyu në kohë duke parandaluar zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Policia konstatoi lajmin në rrjete sociale me të dhënat se nisja e garave do të ishte në rrugën “Tiranë-Elbasan”, në Mullet, dhe kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e tyre në Komisariat.

Për drejtuesit e makinave u vendos masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor. Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj.

“Tiranë/ Organizuan gara shpejtësie në Mullet dhe bënë thirrje në rrjete sociale për zhvillimin e tyre, Policia Rrugore e Tiranës ndërhyn në kohë duke parandaluar zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm. Identifikohen dhe shoqërohen në Komisariat, 11 drejtues automjetesh. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për ndëshkimim e të gjitha shkeljeve të qarkullimit rrugor, që bëhen rrezik potencial për përdoruesit e rrugës, pas konstatimit në rrjete sociale, të disa thirrjeve për gara shpejtësie për automjete tip “Benz”, në rrugën Tiranë-Elbasan, në Mullet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesve të automjeteve. Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor. Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA