Një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur këtë mëngjes, pasi makina që drejtonte është përplasur me një mjet tjetër në aksin Levan-Fier.

Aksidenti ka ndodhur orës 09:50. Automjeti tip “Honday” që drejtonte shtetësja me iniciale I. D. është përplasur me një automjet tip “Opel”.

Sikurse duket nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti “Opel” është përplasur me barrierat anësore të rrugës, duke u përmbysur.

Nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara apo gabim në drejtimin e mjetit që ka shkaktuar përplasjen e dy makinave. 30-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka nisur hetimi nga grupi hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA