Krimet e kryera nga adoleshentët në vendin tonë kanë ardhur në rritje përgjatë viteve të fundit.
Sipas Institutit të Statistikave INSTAT 120 fëmijë nga mosha 14-17 vjeç janë dënuar vetëm në vitin 2021. Në vitin 2020 ishin 43 fëmijëve të dënuar. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, shpreh qartazi që heqja e lirisë konsiderohet nga organet kompetente si masa e fundit e dënimit, duke u dhënë përparësi masave alternative.
“Të miturit akuzohen kryesisht për vjedhje të përsëritura, për shpërndarje dhe përdorim të substancave narkotike. Shpeshherë janë bërë pjesë e transportit të armëve nga një zonë në tjetrën, apo e përdorimit të armëve të ftohta. Po ashtu ka të mitur që bëhen pjesë edhe e situatave të rënda kriminale sikurse janë plagosja me armë zjarri apo vrasja. Shpeshherë të miturit që janë pjesë e statistikave të rendit vijnë nga familjë më situatë të vështirë ekonomike, të varfra apo familje të divorcuara, nga familje ku njëri prind mungon ose tjetri është më pak i angazhuar në mirërritjen dhe edukimin e tyre.
Ka të mitur që e nisin rrugën e krimit në moshë edhe më të vogël, duke braktisur shkollën fillimisht dhe duke u bërë pjesë e situatës së rrugës. Në këto raste ata sërish janë pre e kriminelëve që I përdorin fëmijët duke përfituar nga mosha e tyre”, shpjegon sociologia Entela Binjaku.
Top Channel