Është vënë në pranga një 31-vjeçare nga Durrësi, e cila dyshohet për vjedhjen e një shume parash në banesën e shoqes së saj S. Rr.

Pas kontrollit në banesën e 31-vjeçares M. Xh, ku policia i ka gjetur një armë zjarri, pistoletë dhe municion ushtarak, ajo është arrestuar menjëherë. Gjithashtu u vu në pranga për moskallëzim krimi, miku i saj E. B., 35 vjeç, cili u gjet në banesën gjatë kontrollit.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë  tip “Glock” dhe një sasi fishekësh.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe të autorësisë së vjedhjes së shumës së parave në banesën e shoqes së 31-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA