Fundjavat plot prenotime në njësitë turistike të qytetit të Vlorës parashikojnë një sezon turistik të ngarkuar.
Tureve turistike për të eksploruar detin dhe gjiret e bukura të Vlorës, këtë vit do t’u shtohet dhe shërbimi me autobus dykatësh për t’i shëtitur të huajt në pika të ndryshme arkeologjike dhe historike.
Kreu i operatorëve turistikë për jugun e vendit, Vasil Bedini pret fluks të madh turistësh.
“Këtë muaj Prill fundjavat kanë qenë të prenotuara, dhe nga rezervimet do të jetë vit I mirë , dhe rritja për këtë vit e turistëve do të jetë deri në 25% , mund të jetë më i lartë , por kapacitet në Vlorë nuk mund ta përballojnë këtë fluks”, tha Vasil Bedini, kreu i operatorëve turistikë të jugut.
“Jemi të kënaqur në nisje të sezonit, pasi prenotimet për muajt e verës janë kënaqshme , ku klientë si Italianët , kosovarët , maqedonasit, malazezët, , por ka fluks dhe nga holandezët apo zonat nordike të Europës”, tha Anxhela Sholla, recepsioniste.
Por burimet njerëzore mbeten ende pika e dobët e turizmit. Edhe pse operatorët thonë se po përmirësojnë pagat, oraret dhe kushtet e pune sërish nuk arrijnë të tërheqin punonjës.
“Mund të themi që është kërkuar shtetit nga këto njësi turistike të ndërpres ndihmat sociale që u jepen shumë familjeve pasi vende pune ka dhe janë të mirëpritur. Pra krahu i vogël i punës në Shqipëri ka bërë që të kërkohet dhe krahë pune nga jashtë e cila mesa duket është e vetmja zgjidhje alternative për të plotësuar nevojën për fuqi punëtore. Ky krah pune kryesisht vjen nga Filipine dhe Nepal por janë në provë pasi sektori i turizmit është delikat dhe kërkon eksperience pune për të pasur standard të lartë turizmi”, tha Vasil Bedini, kreu i operatorëve turistikë të jugut.
Top Channel