Minsitria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covid19 në vend gjatë 24 orëve të fundit.
Bëhet me dije se pas 255 testimeve ka 13 qytetarë të infektuar dhe nuk ka asnjë humbje jete.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,294 që nga fillimi i epidemisë.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 255 testime, ka 13 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit
15 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 255 testime, nga të cilët 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
10 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Patos.
Janë 172 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,294 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 15 Prill 2023)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 255
Testime totale 2,052,720
Raste pozitive 334,070
Raste të shëruara 330,294
Raste Aktive 172
Humbje jete 3,604
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 148
Vlorë 12
Fier 5
Elbasan. 4
Shkodër. 2
Korçë. 1
Top Channel