Në sfidë të hapur ndaj tre muaj protestash dhe zotimeve të sindikatave se nuk do ta zbatojnë vendimin e ri, presidenti francez Emmanuel Macron nënshkroi sot ligjin për reformën e shumë diskutuar të pensioneve, e ka cila ka trazuar Francën.
Ligji hyri në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, vetëm disa orë pasi Këshilli Kushtetues i ka dhënë dritën jeshile fuqizimit të nismës që parashikon rritjes e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Të gjitha këto lëvizje, bënë që të shpërthente indinjata e protestuesve, duke përfshirë këtu dhe aktet e dhunës.
Tubuesit ndezën zjarre nëpër rrugë e i vunë flakën e dhe një komisariati policie dhe portës ish qendrës së Jakobinëve në Rennes. “Kjo nuk është një krizë sociale”, tha njëri prej protestuesve për AFP, kjo është një krize e demokracisë, shtoi ai.
“Kjo që ndodhi tregon dështimin e institucioneve të Republikës së Pestë. Shpresoj që lëvizja popullore të vazhdojë”.
“Zemërimi i njerëzve është i qartë, është një zemërim që shihet prej muajsh tashmë. Njerëzit janë kundër daljes në pension në moshën 64 vjeç sepse nuk punojnë dot më gjatë, dhe për këtë, as që u kërkua mendimi ynë. Thjesht u bë fakt. E gjitha kjo është një parodi e demokracisë, republikës i erdhi fundi”, ishin disa nga komentet e protestuesve.
Sindikatat kanë paralajmëruar se do të thërrasin protesta masive në 1 maj, kur shënohet “Dita e Punëtorëve”.
Top Channel