Rreth 7500 qytetarë kanë hyrë në Shqipëri prej pikëkalimit të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit.
Edhe fluksi në dalje ishte i lartë, me rreth 4200 qytetarë. Numri krahasuar me një vit më parë është rreth 30% më i lartë por krahasuar me vitin 2019 kur mbërritjet ishin të jashtëzakonshme numri është të paktën dy herë më i ulët.
Në total gjatë javës së fundit kanë hyrë në Shqipëri për të festuar Pashkët rreth 30 mijë qytetarë.
Masat nga të dy palët kanë qenë efektive me tri sportele në hyrje dhe tri në dalje për palën shqiptare dhe dy sportele në hyrje dhe dy në dalje për palën greke.
Përpunimi i dokumentacionit ka marrë një kohë pritje prej gati 30 minutash për ata që hynë këtë mëngjes për në Shqipëri. Duket se kemi edhe një shpërndarje të numrit për shkak të aktivitetit edhe të dy pikave kufitare të riçelura që prej vitit të kaluar ajo e Sopikut dhe e Ripsit.
Nga e hëna pritet që të kulmojë fluksi në dalje nga Shqipëria.
Top Channel