Detektivja që zbulon tradhtitë: Punën më të madhe e kam kur vijnë emigrantët në verë…

15/04/2023 10:13

Në emisionin “Më Lër të Flas” në Top Channel, është diskutuar dhe çështja e tradhtisë.

Një ndër të ftuarit ka qenë detektivja private Shkënda Lili, e cila njihet tashme për zbulimet e tradhtive brenda një çifti.

E pyetur se cili është sezoni ku ajo ma më shumë punë, shprehet gjatë verës, sepse ka dhe një fluks të madh emigrantësh që vijnë nga jashtë dhe mund të tradhtojnë partneren ose partnerin që kanë lënë në vendin ku jetojnë.

Romeo Veshaj: Kur është sezoni juaj i gjuetisë?

Shkënda Lili: Çdo muaj.

Romeo Veshaj: Domethënë çdo verë? Sepse tani gjatë verës jemi të gjithë konshientë që…

Shkënda Lili: Tani gjatë verës vijnë këta refugjatët dhe këto sikur i trazojnë pak ujërat.

Romeo Veshaj: Ke punë tani në verë ë?

Shkënda Lili: Sikur shkohet më shumë gjatë sezonit veror. Arsyeja është emigrantët që jetojnë larg se vjen njëra palë dhe pala tjetër jeton andej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA