Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut Durrës, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.
Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
Sakaq, janë pezulluar në total, 27 leje drejtimi, nga të cilat 23 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 4 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.
Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.
Top Channel