Kostot e trafikut të hashashit/ “45 mijë euro, policia të fikë radarin! 65 mijë euro mafia bareze”

14/04/2023 20:01

SPAK kërkoi dënimin në total me 152 vite burgim për 15 nga të akuzuarit e dosjes  së koduar “Shpirti” që dyshohet se trafikoi 6 tonë hashash nga Shqipëria drejt Italisë.

Dosja që bazohet mbi përgjime, sekuestrime ngarkesash dhe dëshmitë e të penduarve skafistë tregon se si gjatë 2015- 2016 jo vetëm kultivimi të bimës narkotike canabis sattiva ishte i organizuar , por edhe gjate trafikimit policia kishte rolin e saj te dyshimte si e implikuar.

Për grupin e çmonuar nga bashkëpunimi me palën italiane, SPAK deklaroi gjatë pretencës se policia shqiptare për çdo rrugë paguhej më shumë se sa skafistët.

Ducellari llogarit si shpenzime totale për të transportuar një ngarkesë marijuane shumën nga 180 deri në 200 mijë euro. Në këtë listë trafikantët nuk llogarisin blerjen e hashashit apo punën e kultivuesve.

Konkretisht SPAK tha se si kosto deklaroheshin 25 mijë euro për skafistin për cdo rrugë, 3 deri në pesë mijë euro paguhej ndihmës skafisti , 60 deri në 65 mijë euro organizata bareze dhe 35 mijë deri në 45 mijë euro policia shqiptare që garantonte mes të tjerash nisjen e sigurtë të skafit pikërisht në vendin ku ishin fikur randarët. Siç kuptohet policia shqiptare paguhej dhe mafia bareze më tepër se çdo i implikuar tjetër.

Po ashtu si kosto llogaritet edhe pagesa ekstra prej 10 euro për kilogramë për ngarkesat që magazinoheshin derisa të kryhej transporti i radhës.

Implikimin e mëtejshëm të policisë e shpjegojnë dy skafistët Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini që thonë se policia kufitare e Durrësit sapo ata ktheheshin nga udhëtimi i hashashit në Itali nuk i procedonte për kalim të paligjshëm të kufirit.

Por nga ana e tyre të akuzuarit këmbëngulin pafajësi dhe në seancën e radhës, pas dënimeve që kërkoi SPAK pritet që secili të thotë fjalën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA