Prej 8 vitesh shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja” ka edhe klasa muzike.

Pasi janë prezantuar suksesshëm në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare si pjesë e shfaqjeve të vogla për publikun lezhjan, për herë të parë me 22 prill ata do të luajnë koncertin e tyre me muzikë klasike në një format me përmasa më të madha.

Ky do të jetë jo vetëm një emocion i madh për ta, por dhe një risi për publikun dhe një sfidë me synimin për ta kthyer në traditë.

Ky koncert vjen si një eksperiencë e parë për këta nxënes të cilët shoqërohen nga një ansambël profesionistesh, ku mes emocionesh tregojnë se si për ta si profesionist të vegjël është një arritje.

Ku koncert ka edhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, duke parë si vlerë promovimin e këtyre nxënësve dhe nxitjen e muzikës serioze edhe në qytete të vogla si Lezha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA