Organi më i lartë kushtetues i Francës ka miratuar rritjen e moshës së pensioneve me dy vite, duke hedhur poshtë thirrjet për anulimin e projekt-ligjit të propozuar nga Emanuel Macron.

Qeveria e presidentit argumenton se ndryshimet janë thelbësore për të parandaluar problemet e sistemit ekonomik të vendit.

Kjo është një fitore e madhe për liderin francez, i cili prej kohësh ka parë se si populli vendas ka kundërshtuar me protesta të dhunshme.

Menjëherë pas marrjes së vendimit protestuesit u mblodhën jashtë bashkisë së Parisit, pasi gjykata kushtetuese franceze miratoi ligjin të cilën vijojnë ta kundërshtojnë.

Për arsye sigurie policia blindoi institucionin ku u miratua ligji, pasi tensionet mund të sjellin agravimin e situatës deri në incidente.

Edhe ditën e sotme studentët nuk kanë munguar në protestë, duke qëndruar përpara institucioneve me banderola në duar.

Që prej janarit janë mbajtur 12 faza protestash të cilat kanë treguar vendosmërinë e popullit vendas për rritjen e moshës së pensioneve nga 62 në 64 vjeç.

Ata kanë marshuar në të gjitha qytetet, por nuk kanë munguar as përplasjet me policinë. Të dyja palët janë treguar të dhunshme, pasi tensionet shtoheshin edhe më shumë për shkak të mungesës së reagimit nga qeveria.

Në mbështetje të popullit francez qëndruan organizatat, të cilat kërkuan shumë herë takim me presidentin Macron. Kërkesa të cilat u hodhën vazhdimisht poshtë nga lideri vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA