E Premtja e Madhe e Shenjtë, besimtarët ortodoksë ndjekin ritualet në Fier
14/04/2023 20:36
Besimtarët e shumtë ortodoksë dhe qytetarë të Fierit kanë ndjekur mbrëmjen e sotme të Premten e Madhe e të Shenjtë, procesionin e epitafit.
Ky rit fetar organizohet në mbrëmjen e të Premtes së Zezë dhe simbolizon një ditë kreshme e lutje të besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.
Sipas traditës së përvitshme , epitafi ka dale në qytet në orën 19:30, nga kisha katedrale e Shën Gjergjit, i shoqëruar nga besimtarë të shumtë.
Epitafi ka përshkruar qendrën e qytetit të Fierit, duke përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe ringjallje.
Top Channel